Showbiz

Mbrëmja gala në TKOB, Inva Mula: Edhe 99-vjeçe nuk shkoj si spektatore

Shkruar nga Liberale
Mbrëmja gala në TKOB, Inva Mula: Edhe 99-vjeçe nuk shkoj si

Mbrëmja gala e hapjes së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka marrë vëmendjen e medias dhe të publikut, për shkak të personaliteteve që ishin ftuar për të performuar, mes të cilëve tenori me famë botërore Placido Domingo.

Por, përveç komenteve pozitive nuk kanë munguar as kritikat, pikëpyetjet dhe reagimet. Një prej tyre ka qenë për mungesën e Inva Mulës. TKOB ka publikuar e-maile me ftesat për sopranon Mula, duke evidentuar se ajo është ftuar por nuk ka pranaur të marrë pjesë.

Vetë sopranoja ka folur për Tirapost, ku ka dhënë variantin e saj në lidhje me situatën e krijuar.

"Më vjen keq që kanë dalë, se po bëhet si gjyq. Kuptuat apo nuk kuptuat? Jam ftuar në publik po. Më ka ardhur ftesë nga sekretarja e drejtorisë, për të qenë në publik, si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori. Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, nëqoftëse historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës", tha Mula.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH