Globi

Masa drastike në Itali, mbyllen shkollat fillore dhe të mesme

Shkruar nga Liberale
Masa drastike në Itali, mbyllen shkollat fillore dhe të mesme

Lajme aspak pozitive nga Italia! Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që një nga rajonet më të goditura, ai i Kampanjës të rikthejë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Presidenti i rajonit, Vicenzo de Luca vendosi të mbyllë deri më 30 tetor të gjithë aktivitetin shkollor në Kampanja.

Kështu sipas kësaj mase do të ndalohet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme deri në fund të muajit, pezullohen gjithashtu aktivitetet didaktike dhe mësimi do të kalojë online.

Në urdhrin e ri të presidentit të rajonit përfshihet gjithashtu dhe ndalimi i festave, ceremonitë fetare në vende publike të hapura e të mbyllura dhe grumbullimet në banesa.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH