Pasi Këshilli Evropian nuk hapi bisedimet për negociata, Maqedonia e Veriut shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ato do të zhvillohen më 12 prill, ndërsa paraprakisht Maqedonia e Veriut do të drejtohet nga një qeveri teknike.
Sipas Express, Kryeministër i qeverisë teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Sopasovski, por ai ende nuk është konfirmuar nga organet partiake e as nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Vendimi unanim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme u mor gjatë takimit të djeshëm mes liderëve, të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./Gazeta Liberale