Aktualitet

Mallakastër/ Grabitësit rrëmbejnë gruan dhe më pas e vrasin

Shkruar nga Liberale
Mallakastër/ Grabitësit rrëmbejnë gruan dhe më pas e

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën, më 5 janar, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Nga banorë të zonës është bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur në rezervuarin e fshatit, këtë të martë, dhe dyshohet se është vrarë.

Mësohet se ngjarja e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Por, këtë të martë, pasi kanë kërkuar gjithkund, familjarët kanë shkuar pranë rezervuarit, ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të gruas, të lidhur me litar. Mësohet se nga ana e bluve janë shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH