Aktualitet

Makina bie në humnerë, policia: Dyshohet se ka vdekur një 17-vjeçar

               Publikuar në : 18:56 - 08/12/21 ro ot

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku një automjet ka rënë disa metra poshtë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Policia bën me dije se një 17-vjeçar me iniciale F.P. dyshohet se ka humbur jetën. Ndërsa shton se është plagosur në gjendje të rëndë një 20-vjeçar me iniciale E.T., i cili është dërguar në spital dhe po merr mjekim.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacioni pararak i Policisë së Dibrës:

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back