Sport

Zyrtare/ Ernest Gjoka emërohet trajner i FC Shkupit

Shkruar nga Liberale

Zyrtare/ Ernest Gjoka emërohet trajner i FC Shkupit

Trajneri Ernest Gjoka ka firmosur zyrtarisht për FC Shkupin, skuadër e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kontrata e Gjokës me FC Shkupi përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të kontratës për një vit tjetër.

Më parë Gjoka ka drejtuar klubin e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, duke u shpallur edhe kampion në sezonin 2020-2021.

Në një komunikatë për mediet, klubi i Shkupit njofton marrëveshjen e nënshkruar me trajnerin 54-vjeçar. “Skuadra jonë pas rezultateve të dobëta të Mlladen Zhizhoviçi, detyrën e trajnerit i ka besuar trajnerit të njohur Ernest Gjoka nga Shqipëria. Gjoka, i cili ka përvojë të madhe si trajner, në futbollin shqiptar ka drejtuar ekipet si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, dhe Tomori. Ai gjithashtu ka një përvojë të suksesshme edhe në vendin tonë, pasi nën drejtimin e tij ekipi i Shkëndijës arriti titullin kampion në sezonin 2020/2021”, lexohet në njoftim.

Pas prezantimit zyrtar, trajneri Gjoka u takua me stafin e tij dhe futbollistët, duke filluar menjëherë seancat e para stërvitore për të filluar përgatitjet për sfidat e ardhshme.

“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se jam i lumtur që jam bashkuar me ta, kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale ti kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, ka thënë strategu shqiptar, tani timonier i FC Shkupi, Gjoka.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH