Sport

VIDEO/ Neymar i habit të gjithë te Santos, shkon në stërvitjen e parë me helikopter personal

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Neymar i habit të gjithë te Santos, shkon në

Neymar u rikthye pas 13 vitesh te Santosi në vendlindje, teksa i ka befasuar të gjithë që në stërvitjen e parë dhe kjo jo për cilësitë në fushë. Ylli i sulmit zbarkoi në terrenin stërvitor me helikopterin personal.

Sulmuesi anësor, i cili pati një periudhë të vështirë në futbollin saudit për shkak të lëndimeve, ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me klubin e fëmijërisë, me shpresën për t’u rikthyer në listën e kombëtares braziliane.

Rikthimi i Neymar ka shkaktuar një entuziazëm të madh te tifozët e Santosit. Klubi ka arritur 70.000 anëtarë pas një rritjeje prej më shumë se 20.000 në një javë, që nga njoftimi i rikthimit të tij.

Stadiumi “Vila Belmiro”, me kapacitet për 16.000 spektatorë, do të ketë një konkurrencë të ashpër për biletat, të cilat janë shitur të gjitha për ndeshjen e ardhshme kundër Botafogo-SP.

Vetëm lozhat private janë ende të disponueshme. Në rrjetet sociale, si Instagram, Santosi ka parë një rritje të ndjekësve në më shumë se 4 milionë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH