Sport

U përfol Igli Tare, u tentua edhe Edy Reja, ja kush është trajneri i ri i Lazios

Shkruar nga Liberale

U përfol Igli Tare, u tentua edhe Edy Reja, ja kush është

Historia mes Lazio-s dhe Maurizo Sarri nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, por të paktën palët gjetën një akord. Klubi pranoi dorëheqjen e Sarri-t, ndërsa trajneri hoqi dorë nga kontrata e tij deri në 2025, por do të paguhet deri në fund të këtij sezoni. Lotito kurseu 5 milionë euro nga ky akord, por në kryeqytet do të qëndrojë e gjithë pjesa tjetër e stafit, përfshi këtu edhe zëvendësit e tij, Giovanni Martusciello.

Maurizo Sarri

U përfol Igli Tare, u tentua edhe Edy Reja, ja kush është

Me anë të një komunikimi për mediat, klubi i Lazio-s bëri zyrtare këtë marrëveshje duke saktësuar ndër të tjera se klubi do t’i besohet pikërisht zëvendësit të Sarri-t. Menjëherë pas largimit të Sarrit mediat italiane publikuan skenarë të ndryshëm, mes tyre ishte dhe një rikthim i bujshëm i Igli Tares në krye të Lazio-s, këtë herë në postin e trajnerit.

Edy Reja

U përfol Igli Tare, u tentua edhe Edy Reja, ja kush është

La Repubblica zbuloi se Lotito kishte tentuar edhe Edy Reja-n, ish trajnerin e Shqipërisë dhe Lazio-s, por tekniku italian e refuzoi një ofertë të tillë. Me Lazio-n që është jashtë çdo objektivi sezonal, Lotito pritet të marrë më shumë kohë për të gjetur një trajner me kohë të plotë në fund të këtij sezoni. Nga Tudor te Klose janë disa nga emrat që po qarkullojnë këtë kohë në kryeqytet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH