Sport

Piastri shënon fitoren e parë në Formula 1

Shkruar nga Liberale
Piastri shënon fitoren e parë në Formula 1

Piloti i skuderisë McLaren, Oscar Piastri ka shënuar fitoren e parë në Formula 1, duke mposhtur pilotin tjetër të ekipit, Lando Norris.
 
Piastri triumfoi të dielën në garën Grand Prix në Hungari.

23-vjeçari australian e nisi garën i dyti, prapa Norrisit, por ia mori pozicionin në kthesën e parë.

Norrisi më pas ishte duke kryesuar pas strategjisë së ndalesës që e favorizoi atë, ndërsa me kërkesë të ekipit në fund të garës, i liroi rrugën shokut të skuadrës për të triumfuar.

“Kjo është dita për të cilën kam ëndërruar, të qëndrojë i pari në podiumin e Formula 1”, ka thënë Piastri.

Lewis Hamiltoni i Mercedesit doli në vend të tretë.

Shtatë herë kampionin e Formula 1, për të ishte podiumi i 200-të në karrierë.

Max Verstappen me RedBullin, që i printe renditjes me pikë, përfundoi i pesti.

Para tij ishte Charles Leclerc me Ferrarin.

Verstappen mbetet pa fitore në tri gara, por i prin renditjes së përgjithshme të pilotëve me 265 pikë, ndërsa Norris është i dyti me 189 pikë./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH