Sport

KROACI-SHQIPËRI/ Dominim, gol dhe raste, kuqezinjtë fitojnë pjesën e parë (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

KROACI-SHQIPËRI/ Dominim, gol dhe raste, kuqezinjtë fitojnë

Mbyllet pjesa e parë me fitoren e kuqezinjve, 1-0.

Qazim Laçi realizon në '11 për Shqipërinë ndaj Kroacisë.

Kuqezinjtë në festë. 

Në 31’ pas një kundërsulmi të shpejtë, kuqezinjtë me Asanin janë pranë golit të dytë, teksa Asllani gjuan pas por ndalet nga portieri.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar. Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.

Në '11, Qazim Laçi pas një krosi në zonë e kalon topin në rrjetë

FORMACIONET ZYRATRE

KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Shutalo, Gvardiol, Perishiç, Brozocviç, Kovaçiç, Modriç, Majer, Kramariç, Petkoviç. Trajner: Zlatko Daliç

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Silvinjo

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH