Sport

Mesut Ozil vjen me super ndryshime në pamje, një “bishë” i vërtetë

Shkruar nga Liberale

Mesut Ozil vjen me super ndryshime në pamje, një

Mesut Ozil  i ka lënë përshtypje Cristiano Ronaldos me transformimin e tij të madh të trupit. Ish-ylli i Arsenalit njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 34-vjeçare, marsin e kaluar pasi mbylli karrierën e tij në Turqi.

Nga atëherë ai ju dedikua më shumë palestrës, duke shtuar ndjeshëm muskujt.

Pasi postoi një video të tij duke u stërvitur, Ozil tërhoqi vëmendjen e ish-shokut  të tij Cristiano Ronaldo .

Portugezi shkroi në postimin e yllit turk: “Vëlla jo keq”. Edhe yjet të tjerë si Rio Ferdinand, apo Antonio Rudiger janë impresionuar nga ndryshimi i madh i Ozil, teksa gjermani shkroi: “bishë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH