Në foto; Mikaela Shiffrin e Shteteve të Bashkuara, qendër, fituese e skijimin alpin, sllallomi i Kupës së Botës për femra, feston me Lara Colturin të Shqipërisë së vendit të dytë, majtas dhe skiatoren e Zvicrës që zuri vendin e tretë Camille Rast, në Gurgl, Austri, të shtunën, 23 nëntor 2024.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Lara Colturi, vetëm 18 vjeçe me origjinë italiane, është renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin në Kampionatin Botëror të Skive.
Është një sukses historik për sportin e skive në veçanti dhe sportin shqiptar në tërësi.
Kryeministri Edi Rama shkruan se "skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë gatë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish," tha Rama.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish.
“Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.
Është hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra. Lara Colturi , mbushi 18 vjeç pak ditë më parë dhe sot Colturi është një kërcënim për emrat më të mëdhenj në botën e skive femërore.