Sport

1 miliard Euro për Vinicius, oferta që po trondit globin, ja kush synon të blejë lojtarin e Real Madrid

Shkruar nga Liberale

1 miliard Euro për Vinicius, oferta që po trondit globin, ja kush

Arabia Saudite i vuri sytë nga Vinicius që prej një viti dhe tashmë po planifikon një ofertë joshëse për merkaton e verës së ardhshme, një përpjekje marramendëse për të thyer të gjitha rekordet në mënyrë që të bindë brazilianin të bashkohet me Ligën Saudite.

Në Arabi e dinë se një sfidë e tillë kërkon shifra që nuk janë parë kurrë më parë në botën e futbollit dhe janë të gatshëm të vënë bast të madh.

Mediat spanjolle raportojnë se arabët po përgatisin një ofertë transferimi nga, e cila Real Madrid do të përfitonte më shumë se 300 milionë Euro.

Nëse realizohet blerja, shuma, do të tejkalonte gjerësisht rekordin aktual për një transferim, i cili mbahet nga PSG që pagoi 222 milionë Eurot e klauzolës së lirimit të Neymar për ta marrë atë nga Barcelona.

Futbollisti deri tani ka thënë se është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të qëndrojë, por një shumë e tillë është padyshim një propozim që mund ti ndryshojë mendjen edhe atyre me bindjen më të fortë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH