Rezidenca e reperit të famshëm, Drake në Toronto u përmbyt nga shirat e dendur, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një videoje në rrjetet sociale. Reperi kanadez filmoi veten dhe një person tjetër, me fshesa në duar ndërsa uji vërshonte në çdo dhomë.
Reperi tregoi pamjet nga dhoma ku u pa duke ecur me ujin që arrinte deri në kyçin e këmbës dhe duke u përpjekur ta nxirrte jashtë.
Por gjithsesi, ai e ka marrë me sportivitet incidentin, duke shkruar:
"Shpresoj të jetë një Espresso Martini, duke iu referuar koktejlit të njohur i cili ka të njejtën ngjyrë me ujin në video.
Në video shihet sesi në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë pak ujin. Ndonëse Drake nuk ka zbuluart se në cilin lokacion ndodhet, Toronto ditëve të fundit po përjeton kushte të rënda atmosferike dhe vërshime uji në rrugë.
Flood warning remains in effect for the city of Toronto, following this mornings downpour. #onstorm
— Faiza Amin (@Faiza_AminTV) July 16, 2024
Also, Drake taking to Instagram moments ago: pic.twitter.com/TaSl5A4Xnw