Showbiz

UPS! DJ PM dhe Sara Berisha janë gati të bëhen prindër, zbulojnë...

Shkruar nga Liberale

UPS! DJ PM dhe Sara Berisha janë gati të bëhen prindër,

Sara Berisha dhe DJ PM, nisën lidhjen e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së BBV1 dhe që vazhdojnë ta shijojnë ende.

Së fundmi DJ PM ishte i ftuar në emisionin “District”, ku është pyetur për jetën e tij profesionale dhe atë private, lidhjen me Sarën, ku ndër të tjera PM u pyet për planet për martesë dhe fëmijë.

Teksa u pyetnë lidhje me planet për dasmë, PM u përgjigj se për momentin nuk kanë plan të bëjnë dasmë, por shtoi se kanë dëshirë të kenë fëmijë.

“Nuk e di. S’dua as të të gënjej dhe as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhime nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar.”

Mes të tjerash, PM u shpreh se ka dëshirë që fëmijën e parë ta ketë djalë.

“Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon.“

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH