Showbiz

U përplas ashpër me Eglën, Rike Roçi: Do e bëja sërish

Shkruar nga Liberale

U përplas ashpër me Eglën, Rike Roçi: Do e bëja

Rike Roçi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për eksperiencën e saj brenda shtëpisë së BBVA-s.

Ajo u pyet nëse ishte penduar për veprimin që kishte bërë ndaj Eglës kur i kishte hedhur panën në kokë, pamjet e veprimit të cilat ishin bërë virale në internet.

“Jo s’jam penduar, do e bëja sërish me thënë të drejtën. Isha shumë e ngarkuar dhe nuk ishte gjëja e parë që bënte Egla ndaj meje. Vazhdonte, vazhdonte, vazhdonte dhe dikur u mbush kupa”, tha Rike për tensionin që kishte pasur me Eglën.

Ajo gjithashtu ka folur edhe me raportin që kishte pasur me Meritonin brenda shtëpisë, megjithëse raporti mori kahe tjetër për shkak të Ilnisës.

Rike potencoi se nëse Ilnisa nuk do të ishte në shtëpi ajo do të kishte një raport tjetër me Meritonin.

“Unë kam menduar gjithmonë që e influenconte. Mendoj se do të kishte raport ndryshe mes meje dhe Meritonit”, theksoi ajo mes tjerash.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH