Showbiz

Trekëndësh dashurie? Romeo i jep fund dyshimeve: Rikja nuk më tërheq, me Heidin është ndryshe

Shkruar nga Liberale

Trekëndësh dashurie? Romeo i jep fund dyshimeve: Rikja nuk më

Një trekëndësh dashurie dyshohej se ishte krijuar në këtë edicion të  Big Brother VIP. Prime-n e sotëm u shfaqën në klip momente që kanë kaluar me njëri-tjetrin Rikja, Romeo dhe Heidi.

Në to shihej afrimiteti që Romeo kishte me të dyja vajzat, por trekëndëshi i cili dyshohej se ishte krijuar u hodh poshtë nga ky i fundit. Banori tha se Riken e sheh si motër, ndërsa me Heidin gjërat janë më ndryshe pasi i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të.

Rikja po ashtu hodhi poshtë pretendimet se ka pëlqim për Romeon. Protagonistja tjetër, Heidi, ndante të njëjtin mendim me Romeon, duke lënë të kuptohet se ka interes për banorin.

Rike: Nëse më shihni me Romeon, që më përqafon, është thjesht miqësi.

Romeo: Unë Riken e kam si motër.

Ledioni: Rike, ty nuk të pëlqen Romeo?

Romeo: Rikja nuk ka lidhje fare. Nuk më tërheq si femër. Nuk e shoh do me atë sy.

Rike: Nuk e shohim me atë sy njëri-tjetrin.

Romeo: Heidi është një vajzë fantastike që më jep energji të mirë.

Ledioni: Ja si i hollohet zëri vlonjatit (qesh).

Romeo: Po thoja që për Heidin unë kam një simpati. Është vajzë simpatike që më jep energji të mirë. Mua kjo vajzë më je energji o vlla, kaq.

Heidi: Unë jam në të njëjtin nivel. Më jep energji pozitive dhe dua të them një gjë po e shijoj shumë jam për qejfin tim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH