
Dita në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur me banorët duke u kujdesur për lopën, të cilës i vendosën emrin Murra. Teksa ata ndodheshin te “Storm Arena”, Valbona që ndodhej pranë lopës i drejtohet duke i thënë:
“Murra duhet t’a ndërrojmë emrin, se Murra është Gerta në këtë shtëpi, ti je Lara”.
Ndërkohë Gerta iu kthye keq, me ofendime:“Lara quhet ajo me të bardhë e me të zezë moj, o injornate. Nuk lë vend pa shfaqur injorancën tënde, edhe te lopët”.
Banorja nuk e la me kaq, pasi i tha se ‘Valbona është si Murra’:
“Ti je si lopë se je trup madhe, unë nuk jam si lopë. Edhe fytyrën e gjerë, katrore si lopa. Shko afrohu te lopa e ke fytyrën identike si lopa”.
Valbona: O Gerta, qetësohu Gerta!