Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin.
Kujtojmë se ajo kërkoi të largohej me dëshirën e saj nga loja, duke përfunduar kështu rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë në “Ndryshe”, Amber bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë dhe lojës së banorëve.
Ju rikujtojmë se Amber nuk ka dhënë asnjë intervistë pas daljes nga BBV, përse ky vendim?
Me thënë të drejtën, unë gjithmonë dua ta bëj kur unë jam mirë nga gjendja shpirtërore. Kështu që i bie që s’kam qenë mirë nga gjendje shpirtëror. Tani jam super mirë, jo mirë.
Çfarë bëri që ajo të ndryshojë gjendjen e saj?
Tani po e marrim nga ajo e keqja që të arrijmë tek e mira. Gjendja e keqe ishte që unë lashë atë shtëpi dhe e vuajta pjesën e daljes.
A është penduar në moment Amber për këtë vendim?
Në moment jo, por pas një dite po. Nuk e kisha fare te njerëzit sepse ndoshta unë ngaqë kam shumë ndjesi brenda vetes dhe brenda shtëpisë e kam ndjerë që pëlqehesha jashtë, edhe pa dalë e preferuar sepse rrija në ato ujërat e mia. E dija çfarë pëlqente publiku shqiptar, mundohesha të mos dilja jashtë vetes, përveç se 4 ditëshit të fundit.
Për t’u ndalur më shumë te fjalët e fundit, çfarë ndodhi ato 4 ditët e fundit?
Kisha një javë që isha pak e mbingarkuar. Jo nga situatat që ndodhnin në shtëpi sepse në atë shtëpi je e lirë të bësh çfarë të duash. Nuk je e imponuar nga askush për t’u futur në biseda ose për të bërë ato çmenduritë që mund t’i quajë populli. Isha shumë e ngarkuar brenda vetes se kisha një ndjesi. Këtë e kam thënë edhe te “Shqipëria Live” kur kam qenë pas një dite pasi dola dhe mami im kishte pasuar një atak kardiak. E ndjeva dhe nuk isha mirë atë javë fare. Të mendosh daljen nga ajo shtëpi është sikur t’i drejtosh vetes thikën sepse ajo është një shtëpi e mrekullueshme.