Mbrëmjen e djeshme Loredana duket se ka marrë një zhgënjim mjaft të fortë nga Jozi. Banorja ka thyer më herët kutinë e emergjencës ku kishte të drejtë të kërkonte një informacion nga jashtë.
Loredana mesa duket ka kërkuar informacion rreth Jozit dhe marrëdhënies së tij me Valbonën.
E pikërisht mbrëmë gjatë spektaklit të madh, ajo u përball me disa intervista që ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka dhënë pas daljes nga BBV 4.
Jozi gjatë këtyre intervistave nuk e ka patur unazën e dasmës së tij me Loredanën, e kjo e fundit u habit për këtë gjë.
“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, tha Loredana teksa në një moment shtoi: “Jozi faleminderit vëlla”.
Lidhur me çfarë ndodhi mbrëmë me Loredanën, Jozi ka vendosur që të reagojë. Ai ka publikuar foto të banores në “Instastory”, ku gjithashtu ka edhe një mesazh për të.
“Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë dhe e pastër. Të lutem, qëndro siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija. Lori zemër”, ka shkruar Jozi në një postim në “Instastory”.
Kujtojmë se Jozi ishte mbrëmë pjesë e spektaklit dhe mbante në gisht unazën e martesës.