Showbiz

“Tall këllqin e vogël me mua! ”, degradon në ofendime debati mes Egla Cenos dhe Heidi Baçit: Je një poshtërsirë

Shkruar nga Liberale

“Tall këllqin e vogël me mua! ”, degradon në ofendime

Aktorja Egla Ceno dhe Heidi Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku shkak është bërë qeshja e konkurrentes me Graciano Taganin kur ai po lexonte letrën që i kishte shkruar vetes.

Egla e ka quajtur këtë veprim të Heidit jo njerëzor, ndërsa banorja tha: “Po ik tani të më thuash ti mua e ke gabim për Gracianon!”

E teksa konkurrentja i kërkoi që ta ndërpres debatin, aktorja ka shpërthyer në ofendime ndaj saj.

“Je vetëm një poshtërsirë. Jo këtë lojë me mua, o gocë e poshër. Tall këllqin tënd të vogël me mua”- iu drejtua Egla, duke treguar se i ka respektuar atë dhe Romeo Veshajn në “BBV”.


Nga ana tjetër Heidi u shpreh se edhe ajo ia ka kthyer respektin deri në momentin që aktorja i ka ofenduar.

“Ajo që bëre me Gracianon ishte shumë e rëndë. Ti po qeshje në mënyrën e ndërtimit… Po qeshje me ndjenjat e një njeriu”- tha Egla me tone të larta, ndërsa konkurrentja duke e injoruar e pyeti: “Të më thuash ti mua për Gracianon?!”

 

Debati:

Egla: Ajo që bëre dje nuk ishte njerëzore

Heidi:  Ti më the mua për Gracianon nuk ishte njerëzore?! Po ik tani të më thuash ti mua e ke gabim për Gracianon!

Egla: Pse kush je ti?

Heidi: Askush. Sot më pëlqeu sepse më the unë e kam mbajtur veten me ty shumë herë. Çfarë të kam bërë unë ty që ti ta mbash veten? Unë kam dalë budallaqe se nuk kam reaguar. Mua më kanë thënë je budallaqe se nuk ke reaguar.

Egla: Në të gjitha rastet…

Heidi: Po ik o Egla se kam mbaruar

Egla: Jo unë skam mbaruar, se e e hapa unë bisedën

Heidi: Po e mbylla unë

Egla: Përgjigju bisedës, nëse s’do vazhdo siç e bën

Heidi: Do vazhdoj

Egla: Je vetëm një poshtërsirë

Heidi: Po shumë mirë

Egla: Mua jo po. Jo këtë lojë me mua, o gocë e poshtër. Tall këllqin tënd të vogël me mua. Të më thuash ti mua po të ikën truri? Unë nuk jam duke i fshehur emocionet.

Heidi: As unë

Egla: Unë në ty dhe në atë çunin kam investuar kohë cilësore. Kam investuar respekt siç ti na bëre të besojmë

Heidi: Ti na ofendove

Egla: Mos më dublo, më dëgjo deri në fund nëse ke këllqe. Ajo që bëre me Gracianon ishte shumë e rëndë. Ti po qeshje në mënyrën e ndërtimit… Po qeshje me ndjenjat e një njeriu

Heidi: O Egla të lutem, të më thuash ti mua për Gracianon! Të lutem Egla e kam seriozisht

Egla: Unë e kam seriozisht gjatë gjithë kohës. Ti po tall menderen me mua gjatë gjithë kohës? Unë jam emotive

Heidi: Edhe unë jam

Egla: Jo ti nuk je, po tall menderen gjatë gjithë kohës

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH