Sokol Balla njihet për pasionin e tij mbi udhëtimet. Ai ndodhet me pushime në vendet e Paqësorit ku edhe ka treguar një histori interesante.
Sokol Balla ka takuar një anëtar të një fisi kanibalësh. Pas takimit ai ka një sugjerim për të tjerët se si duhet të veprohet për t’u larguar sa më parë nga njerëz të tillë.
“Papua Guinea e Re është një nga vendet në botë ku nuk është sekret kanibalizmi është praktikuar në të kaluarën, dhe deri vonë. Fisi Korowai është një nga fiset e fundit të njohura në botë që kanë qenë kanibalë. Për shkak të besimit të Korowait në shpirtrat e këqij, ishte e nevojshme të vritej dhe të hahej një person që ata besonin se ishte pushtuar nga një kakua ose demon” thotë gazetari i njohur.
“Flitet se praktika kryhet edhe sot dhe këtë do ta deklarojnë disa anëtarë të fisit. Megjithatë, të tjerë besojnë se ky pretendim është vetëm për një histori të mirë për të përmbushur pritshmëritë e të huajve.
Por gjithsesi: nese nje person i tille ju del perpara dhe ju ofron sherbim taksie si mua ne Papua New Guinea, beni vetem nje foto dhe merrni nje taksi zyrtare”, shkruan Sokol Balla duke e shoqëruar mesazhin me një të qeshur.
/Liberale.al/