Showbiz

Si është gjendja emocionale e Noizy-t? Flet avokati i tij: Ja ku del vendimi

Shkruar nga Liberale

Si është gjendja emocionale e Noizy-t? Flet avokati i tij: Ja ku del

Avokati i Noizyt, Besnik Berisha ka folur në emisionin “Kosova today” lidhur me çka po ndodh në çështjen e reperit i cili aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ai tha se Noizy është në pritje të dëgjimit nga gjyqtari në paraburgim sepse çështja deri më tani sipas tij, nuk është dëgjuar nga një gjyqtar.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë. Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtëtrupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha.

I pyetur për gjendjen emocionale të reperit, ai u shpreh se është mirë jo sepse ndihet mirë atje ku ështëm, por sepse është i pastër nga akuzat që janë bërë mbi të.

“Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen. Por, shpresoj dhe besoj se Gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për për personalitetin e tij, karakterin e tij, lidhjen e tij me vendin, profesionin e tij, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizyn në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH