Showbiz

Sherri në diskotekë/ Dalin PAMJET e rënda të rrahjes së Medi Isenit nga Noizy dhe "çunat e tij"

Shkruar nga Liberale

Sherri në diskotekë/ Dalin PAMJET e rënda të rrahjes së

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv mëngjesin e djeshëm në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Medi Iseni, dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Kur Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta.

Menjëherë pas ngjarjes, ata u dërguan me urgjencë në spital, teksa media kosovare “Gazeta Sinjali”, ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup. 

Sherri në diskotekë/ Dalin PAMJET e rënda të rrahjes së

Sherri në diskotekë/ Dalin PAMJET e rënda të rrahjes së

Sherri në diskotekë/ Dalin PAMJET e rënda të rrahjes së

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH