Showbiz

Selena Gomez ndan dhimbjen: Nuk mund të bëhem nënë...!

Shkruar nga Liberale

Selena Gomez ndan dhimbjen: Nuk mund të bëhem nënë...!

Selena Gomez në një intervistë për “Vanity Fair” ka dhënë lajmin e trishtë, duke thënë se nuk mund të bartë një shtatëzani natyrale.

Këngëtarja u shpreh se kishte disa probleme mjekësore të cilat rrezikonin jetën e saj dhe të bebes.

“Unë nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Por fatkeqësisht unë nuk do të mund të bartë fëmijët e mi”. Kam shumë probleme mjekësore që do të rrezikonin jetën time dhe të foshnjës. Ky ishte një fakt  që më duhej ta pranoja për një kohë,” u shpreh Gomez.

Pavarësisht probleme që ka, aktorja këmbëngul se dëshiron të bëhet nënë një ditë, në një formë tjetër.

“Nuk është domosdoshmërisht të bëhem nënë ashtu siç e mendova. Do ta quaja një bekim nëse ka njerëz të mrekullueshëm që do të pranonin për të bërë surrogaci për fëmijën tim, ose mund të birësoj, janë të dyja mundësi të mëdha për mua,” tha Selena.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH