Showbiz

Sara Gjordeni shpall fituesen e saj të “BBV3”: Do doja shumë që ta fitonte Heidi këtë edicion…

Shkruar nga Liberale
Sara Gjordeni shpall fituesen e saj të “BBV3”: Do doja

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

E ftuar sot ishte Sara Gjordeni, e cila analizoi dhe komentoi disa nga banorët dhe situatat e “BBV3”, zbuloi finalistët e saj dhe u shpreh për shumë të tjera. Për kë bën tifo ish-banorja?

Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime.

Sa i përket çiftit Heidi-Romeo, Sara u shpreh si më poshtë.

Heidi që e përmend gjatë gjithë kohës jetën në Milano… Janë shumë të lezetshëm, dëshira ime është e madhe për të dy, por nuk i dihet…

E teksa Jetmiri ka kërkuar gjatë këtyre ditëve një nominim kokë më kokë me Eglën, si e sheh Sara një përballje të tillë?!

Nëse dalin kokë më kokë Jetmiri dhe Egla, mendoj se Jetmiri del…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH