Showbiz

“Retrospektiva rozë”, fiksimi i të menduarit për ish-in edhe kur jeni në një lidhje të re!

Shkruar nga Liberale

“Retrospektiva rozë”, fiksimi i të menduarit për

Jeni në një romancë të re, çdo gjë po shkon siç e kishit menduar por sërish nuk ndaloni dot së menduari për ish-in. Ky fenomen është tërësisht universal. “Çdo marrëdhënie ndikon në një mënyrë te ne, për mirë apo për keq. Këto ndjesi ne i mbajmë për vete teksa ecim përpara në jetë dhe nisim një marrëdhënie të re”-thotë terapistja Nicole Saunders.

Është shumë normale që përvojat tona të tanishme të shkaktojnë kujtime të së kaluarës. Për shembull, nëse partneri/ja juaj aktuale e do mëngjesin në shtrat dhe ky ishte një ritual që keni pasur me ish-in tuaj, ato kujtime natyrisht do të rishfaqen. Pa harruar faktin që ne jetojmë në një botë ku është më e lehtë se kurrë të mbash kujtime digjitale për një ish, nga shikimi i historive në Instagram te postimet, videot apo fotot.

Për shkak të një paragjykimi të quajtur “retrospektivë rozë”, ne priremi t’i kujtojmë marrëdhëniet e kaluara në një dritë më të favorshme sesa i kemi përjetuar ato në periudhën kur kanë ndodhur. Nëse e gjeni veten duke kujtuar një ish-partner/e, mund të jeni duke u përfshirë në atë që psikologët e quajnë “retrospektivë rozë”, një fenomen që ndryshe etiketohet si “kujtimi euforik”.

Ky shtrembërim mund të ndikojë negativisht në përvojën tuaj të së tashmes dhe të shtrembërojë pritshmëritë për të ardhmen. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në idealizimin e ish-it. Nëse jeni ende duke menduar shpesh për ish-in tuaj, por nuk keni dëshirë të ktheheni së bashku, kujtimet janë ndoshta simbolike dhe pasqyrojnë gjërat që keni mësuar për veten tuaj. Saunders vijon duke thënë se:

Këto kujtime mund të nxjerrin në pah aspekte të një marrëdhënieje që ju duhen ose nuk ju nevojiten, gjë që mund të jetë shumë e dobishme në thellimin e vetëdijes suaj. Duket se nuk ka një kohë të përcaktuar se kur duhet të jeni plotësisht të investuar në një romancë të re ose të ndiheni të shëruar pas një ndarjeje të vështirë. Nëse jeni emocionalisht të përfshirë në lidhjen tuaj të re, thjesht jepini kohë vetes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH