Showbiz

Qindra fansa duke e pritur/ Fituesi i Eurovisionit, Nemo kthehet ne Zvicër

Shkruar nga Liberale

Qindra fansa duke e pritur/ Fituesi i Eurovisionit, Nemo kthehet ne Zvicër

Nemo Mettler u prit si një hero në Zvicër pas kthimit nga Suedia si fitues i Eurovision 2024.

Në aeroportin e Cyrihut ishin mbledhur qindra fansa duke valëvitur flamuj e pankarta dhe duke brohoritur emrin e 24-vjeçarit.

Qindra fansa duke e pritur/ Fituesi i Eurovisionit, Nemo kthehet ne Zvicër

Nemo fitoi Eurovision 2024 me këngën thellësisht personale “The Code”, e cila përmbledh udhëtimin e interpretuesit drejt realizimit të identitetit gjinor jo-binar.

Fansat që ishin mbledhur në aeroportin më të madh të Zvicrës duhej të prisnin pasi fluturimi i ‘Swiss International Air Lines’ nga Kopenhagen mbërriti me 45 minuta vonesë.

Brohoritjet shpërthyen ndërsa Nemo doli, i veshur me një pulovër me gëzof me një lepur që mbante një karotë.

Qindra fansa duke e pritur/ Fituesi i Eurovisionit, Nemo kthehet ne Zvicër

Artisti ngriti dy herë gishtin lart përpara se të pozonte për selfie me fansat dhe të firmoste autografe.

Nëntorin e kaluar, interpretuesi njoftoi në Instagram: “Unë nuk identifikohem si burrë apo grua. Unë jam thjesht Nemo”, duke shtuar: “Përemrat e mi janë ata/ato”.

24-vjeçari Nemo është fituesi i parë jo-binar i konkursit dhe gjithashtu fituesi i parë zviceran që nga viti 1988, kur këngëtarja kanadeze Celine Dion konkurroi nën flamurin zviceran. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH