Showbiz

Pranoi se pëlqen vajzat/ Billie indinjohet me fansat: Pse duhet t’u jap shpjegime?

Shkruar nga Liberale

Pranoi se pëlqen vajzat/ Billie indinjohet me fansat: Pse duhet t’u

Billie Eilish ka pranuar se ajo shqetësohet shumë kur bëhet fjalë për t’ua shpjeguar seksualitetin e saj njerëzve të tjerë.

Së fundmi artistja publikoi albumin e saj të tretë ‘Hit Me Hard And Soft’, ku përfshihej kënga ‘Lunch’, në të cilën flet për tërheqjen e saj ndaj femrave.

Por pavarësisht se kënga u cilësua si ‘himn i lezbikeve’, Eilish pranoi se është e frustruar nga presioni publik për të folur hapur për orientimin e saj seksual.

Në dhjetor, pasi një gazetar e pyeti Eilish-in për seksualitetin e saj në tapetin e kuq në eventin e Variety Hitmakers. Këngëtarja fituese e Grammy-t më pas u kthye në titujt kryesorë, duke veçuar gazetarin në fjalë dhe duke i kërkuar atij dhe kujtdo tjetër që ka pyetje në lidhur me këtë çështje, “ta lërë të qetë”.

Së fundmi, artistja 22-vjeçare ka treguar në një intervistë të re për revistën Interview se si është të diskutosh seksualitetin e saj ndërsa është në qendër të vëmendjes.

“Jam me fat që jemi në një kohë që është shumë më mikpritëse në shumë mënyra. Është ende një punë e madhe. Ajo që më frustron dhe më shkakton shumë ankth është ndjenja që duhet të jap vazhdimisht shpjegime”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH