Këngëtarja Xhesika Polo ka ndarë së fundmi një fragment nga jeta e saj private.
Ajo ka publikuar një foto me partnerin e saj, teksa shkëmbejnë një puthje romantike.
“Përjetësisht e jotja”, shkruan Xhesika teksa nuk ka zbuluar identitetin e partnerit.
Xhesika Polo ishte pjesë e edicionit të parë të Ferma VIP duke treguar shpirtin e saj luftarak dhe vendosmërinë. Këngëtarja mori zemrat e publikut shqiptar me rrëfimet e sinqerta dhe historitë e saj.
Në një nga rrëfimet ajo tha se nënat shqiptare i trajtojnë djemtë si të paaftë, duke treguar: "Është tendenca e mamave shqiptare. Unë i kam thënë mamasë së ish-partnerit tim, se një nga arsyet që ne të dy nuk u bëmë është dot ashtu siç duhet, është fakti që ti tët bir e ke trajtuar si të paaftë".