Showbiz

Pas dy vitesh martesë, Sia kërkon divorcin: Zbulohet fëmija sekret

Shkruar nga Liberale
Pas dy vitesh martesë, Sia kërkon divorcin: Zbulohet fëmija

Sia ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj i dytë, Daniel Bernard.

Këngëtarja, emri i plotë i së cilës është Sia Furler, paraqiti kërkesën për zgjidhje martese të mërkurën në Los Anxheles, bazuar në një kopje të dokumentit të CNN.

Ajo citon si arsye mospërputhjen e palëve.

Çifti u martua ligjërisht në vitin 2022.

Gjithashtu dokumentet zbuluan se në vitin 2024, ka ardhur në jetë fëmija i tyre, Somersault.

Ajo kërkon kujdestari të plotë ligjore dhe fizike të fëmijës duke i lejuar Bernard të drejtat e vizitave, thonë shkresat.

Këngëtarja australiane ka qenë e martuar në vitin 2014-2017 me Erik Anders Lang.

Në vitin 2019 ajo adoptoi dy djem 18-vjeçarë.

Në 2020, ajo zbuloi se njëri prej tyre ishte bërë baba dhe ajo është edhe gjyshe, madje tha se pseudonimi i saj është “Lovey”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH