Showbiz

"Nuk kisha ardhur asnjëherë kështu", Blendi Fevziu shfaqet me krahun e fashuar në emision (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Nuk kisha ardhur asnjëherë kështu", Blendi Fevziu

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevizu është shfaqur ndryshe në emisionin e kësaj të enjte. Ai e nisi programin teksa u shfaq me dorën e fashuar dhe krahun e varur në qafë.

Vetë Blendi Fevizu u shpreh se në 27 vite emision nuk i kishte ndodhur që të vinte në këtë formë, por deklaroi se ‘nuk do më pengojë në drejtimin e emisionit’.

“Ju kërkoj falje për varjen e dorës sot. Dje gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqiptari pata një incident. Kam pësuar një goditje dhe kështu që jam i detyruar… Kisha ardhur i sëmurë në studio, me shumë probleme gjatë këtyre 27 vjetëve, por nuk kisha ardhur asnjëherë me dorën e varur në këtë marsupin. Gjithsesi, shpresoj se nuk do të më pengojë sot për të prezantuar”, tha Fevziu.

Po ashtu, gazetari njoftoi se ky është emisioni i fundit për këtë sezon, për t’u rikthyer sërish në muajin shtator.

"Nuk kisha ardhur asnjëherë kështu", Blendi Fevziu

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH