Showbiz

Nuk ka më sekrete, Xhonatan Islami poston foton duke u puthur me Roza Latin

Shkruar nga Liberale

Nuk ka më sekrete, Xhonatan Islami poston foton duke u puthur me Roza Latin


Prej disa ditësh në mediat rozë qarkullojnë thashetheme për një romancë të re mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit. Por duket se përmes një postimi të fundit, Roza ka vendosur të mos e fshehë më, teksa është shfaqur duke e puthur djalin me të cilin janë hedhur me parashutë.

Ka qenë Xhonatan Islami ai i cili e ka publikuar në InstaStory foton ku shfaqet duke u puthur me vajzën misterioze. Por, nga një video e publikuar nga Roza në Instagram, kuptohet lehtësisht nga flokët, veshja dhe atletet, e cila është ajo që shfaqet duke u puthur me Xhonatanin.

Nuk ka më sekrete, Xhonatan Islami poston foton duke u puthur me Roza Latin

Xhonatan Islami është djali i Alket Islamit, të dy të apasionuar pas sportit ekstrem të hedhjeve me parashutë.

Në video Roza shihej në jug të Shqipërisë, saktësisht në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH