Showbiz

“Nuk di sa qava"/ Arbana Osmani reagon për dedikimin RRËQETHËS të Edlirës për Gertin: Më erdhi shumë keq!

Shkruar nga Liberale

“Nuk di sa qava"/ Arbana Osmani reagon për dedikimin

Arbana Osmani ka reaguar ndaj postimit të bashkëshortes së ish-deputetit të PD-së, Gert Bogdani i cili u nda nga jeta ditën e djeshme për shkak të një arresti kardiak.

Moderatorja është shfaqur e prekur nga dedikimirrëqethës i Edlira Çepanit e cila ka gjetur mundësinë për të përcjellë një mesazh për të gjithë:

“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin. Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite. Nuk kemi kohë. Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

Ndërkohë meszhi i Edlira Çeapanit ishte:

“Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote!

Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim! Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH