Showbiz

Një bashkëpunim mes Gjestit dhe Jozit? Xhani Demika zbulon shifrën: Më të kërkuarit nëpër club-e pas BBV4

Shkruar nga Liberale

Një bashkëpunim mes Gjestit dhe Jozit? Xhani Demika zbulon

Xhani Demika foli fillimisht mbi fatkeqësinë e ndodhur në diskotekën në Koçan me 59 viktima. Sa të sigurtë janë klabet e Tiranës nga ky aspekt? Xhani po ashtu i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenëu ndal edhe tek koncertet që banorët e BBV4 pritet të mbajnë pas daljes së tyre…

Kush mendon Xhani Demika se do të jetë më i suksesshëm me koncerte pas daljes nga “Big Brother VIP”?

"Nga artistët që janë të rinj atje, pa e krahasuar me Rozanën, kam përshtypjen që Jozi dhe Gjesti do të jenë goxha të pëlqyer dhe të suksesshëm tek pjesa e club-eve. Gjesti ka pjesën e RnB, atë pjesën karagjoze, si djali çapkën. Unë e njoh, jam ndër të parët që ka pasur koncert me Gjestin, por nuk kam dalë kurrë me tabelë në dorë për ta thënë këtë. Është djalë i mirë, i shkathët. Gjesti nuk është ai karagjozi që është atje, në jetën reale është serioz në punë, është korrekt, është shumë i gjendur, është pro çdo gjëje që ka të bëjë me muzikën, çdo lloj bashkëpunimi apo çdo gjë që ka të bëjë me koncertin. Kurse Jozin kam shumë vite që e njoh, që rreth vitit 2016. Edhe me Jozin nuk e ka ditur njeri që kam marrëdhënie shoqërore shumë të mira. Është djalë shumë i mirë dhe është muzikant shumë i mirë. Unë kam përshtypjen që Gjesti dhe Jozi duhet të kenë një bashkëpunim, por jo të dalin në një klip bashkë sepse janë shumë të ndryshëm."

Sa e parashikon ai se do të paguhet Gjesti për një koncert pas “Big Brother VIP”?

"Unë mendoj që Gjesti meriton të fitojë sepse është i vetmi person që ka përballuar dy “Big Brother” në një afat kohor 150 ditë dhe është i vetmi person që ka qenë i zhurmshëm në të dy BBV për të bërë një super aktivitet energjik. Pavarësisht se ne në Shqipëri këtë aktivitet energjik edhe e pëlqejmë edhe nuk e pëlqejmë shumë, sepse ndonjëherë kërkojmë dhe artikulimin, kërkojmë dhe oratorinë. Por që mendoj se Gjesti e fiton. Në momentin që Gjesti fiton “Big Brother”, Gjesti duhet të bëjë shumë kujdes me daljen e parë, sepse nëse do të ketë një shifër shumë të lartë do të tremben shumë club-et dhe do të jetë një gabim që mund të bëhet i vazhdueshëm. Kam përshtypjen që për daljen e parë të Gjestit, do të thonë 10-15 mijë euro direkt dhe kjo do të jetë shumë. Fillimi do të jetë marketing, pastaj do shohim se si do të jetë ecuria e Gjestit në pjesën e koncerteve dhe zhurmës."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH