Showbiz

Në një shtrat me Bardhin dhe Meritonin, Sara flet për familjen: Gjyshi im nuk të flet, vetëm po të...

Shkruar nga Liberale

Në një shtrat me Bardhin dhe Meritonin, Sara flet për familjen:

Ish-missi Sara Gjordeni ka folur në BBV për familjen dhe gjyshin e saj, si dhe impaktin që ai ka në familje.

Teksa ndodhej në shtrat me Meriton Mjekiqin dhe partnerin e saj, Bardhi, Sara tregoi se në shtëpinë e saj secili flet aq sa kontribuon.

Ajo u shpreh se nëse ndodh të thuash diçka të pavend, gjyshi nuk të flet, por vetëm të shikon.

Sara: E di si e kam gjyshin unë, flasim me radhe ne. Secili flet aq sa kontribuon në shtëpi. Vëllait të gjyshit tim i kanë bërë një këngë të famshme, se ka qënë shumë trim. Gjyshi ka ardhur 12 vjeç në Kuçovë pastaj. Gjyshi nuk të flet, vetëm të shikon po të thuash një gjë që është budallik, pa vend ndërkohë që të tjerët e dëgjojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH