Showbiz

Ndodhej në spital! Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që përjetoi nga tërmeti në Stamboll

Shkruar nga Liberale

Ndodhej në spital! Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin

Stambolli u lëkund sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2. Dridhjet e tokës janë ndier në disa rajone, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëmtime.

Ndodhej në spital! Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin

Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku e cila jeton prej vitesh në Turqi, ka ndarë përjetimet e saj nga ngjarja. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ndodhej në spital me të atin kur ndjeu tërmetin. Menjëherë, ajo ka dalë bashkë me të teksa përshkruan frikën e atij momenti që i është dukur si një skenë filmash.

Ndodhej në spital! Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin

Isha në spital me babain tim, vetëm pak larg tij, kur papritur ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke thirrur ‘babi, babi, babi’ derisa kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Skena ishte e papërshkrueshme si një film, ju betohem. Zoti e bekoftë. Nuk e kisha menduar kurrë se në përballje me vdekjen, do të shkoja diku pa të. Nuk di çfarë të them tjetër…uroj që Zoti t’i mbrojë të gjithë dhe mos të ndodhë asgjë e keqe. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe kujdesin”, tha Morena.

 

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH