Pavarësisht se mbrëmë në darkë ka patur një debat të fortë mes Julian Dedës dhe Romeo Veshajt, banorët u munduan që t’i qetësonin se ishte dhe një natë e shenjtë, Nata e Kadrit.
Të gjithë banorët vendosën që të agjëronin. Ata hëngrën syfyr dhe bënë paqe. Madje edhe Juli, i cili i përket fesë katolike vendosi që të agjëronte në respekt të fesë islame, banorëve në shtëpi si dhe publikut.
Banorët uruan agjërim të lehtë familjarëve dhe të gjithë besimtarëve.
“Ua pranoftë Zoti. Zoti ua pranoftë të gjithëve që po e mbajnë, të gjithë besimtarëve, edhe neve, edhe familjarëve tanë”, thanë banorët.
View this post on Instagram