Showbiz

Mungesa e Jonida Vokshit në BBVK, Alaudin Hamiti moderon i vetëm, ja mesazhi i tij

Shkruar nga Liberale

Mungesa e Jonida Vokshit në BBVK, Alaudin Hamiti moderon i vetëm, ja

Në episodin e fundit të spektaklit BBVK, moderatori Alaudin Hamiti doli në skenë i vetëm, pa bashkëprezantuesen e tij, Jonida Vokshi. Mungesa e saj lidhej me një arsye të dhimbshme, pasi Jonida ka humbur babain e saj vetëm disa ditë më parë.

Alaudini u shpreh me shumë respekt dhe emocion në fillim të programit, duke ndarë disa fjalë ngushëllimi për kolegen e tij. “Jonida ka përjetuar një humbje të rëndë ditët e fundit. Dhimbja është aq e thellë sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur. Ne i dërgojmë ngushëllime dhe i themi se mendja dhe zemra jonë janë me të në këtë periudhë të vështirë,” u shpreh ai.

Gjatë gjithë emisionit, ndjehej mungesa e saj, dhe publiku u tregua mbështetës për Jonidën në rrjetet sociale, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH