Showbiz

Moment emocionues në "BBV"/ Egla Ceno shërthen në lot, ja mesazhi prekës që mori ajo nga jashtë (kush e dërgoi)

Shkruar nga Liberale

Moment emocionues në "BBV"/ Egla Ceno shërthen në lot,

Aktorja Egla Ceno u përlot ditën e sotme nga një mesazh që mori në ‘Big Love’. Mesazhi i nënës së saj e përloti, duke bërë që ajo të mos mundej ta lexojë vetë mesazhin. Ishte Julian Deda, ai që lexoi deri në fund mesazhin prekës të nënës së aktores.

“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”– shkruhet në mesazhin e nënë së Eglës.

‘Ja ta lexoj dhe njëherë të lutem’– thotë më pas Egla e cila e lexon sërish mesazhin.

Në fund aktorja shton: Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH