Showbiz

"Më kanë bullizuar për peshën trupore"/ Arjola Demiri rrëfen vështirësitë në karrierë: Mbipesha në art nuk pranohet

Shkruar nga Liberale

"Më kanë bullizuar për peshën trupore"/ Arjola

Edhe pse sot duket një grua shumë e bukur, aktorja Arjola Demiri pranon se mbipesha e saj i ka prishur shumë punë në karrierë. Sipas aktores, kilet e tepërta kanë qenë arsyeja e komenteve bullizuese nga ana e ndjekësve.

“Mendoj se sado i talentuar të jesh, mbipesha është një gjë që nuk pranohet në botën e artit. Unë jo më larg se para 2 ose 3 viteve kam pasur një rrumbullakim më të madh dhe e di që bullizimet më të mëdha i kam pasur për format trupore. Sa kam dalë nga programi X më kanë thënë njerëzit ‘çfarë bëre që u dobësove dhe u thoja që unë kështu kam qenë. Thjesht proporcionet e trupit unë i kam të tilla, që kamera më nxjerr shumë më të madhe nga sa jam. Shumë më në peshë nga sa jam. E kam parë që njerëzit të janë të prirur që të mos e pranojnë një trup të mbushur, një trup të kolmë, një femër të shëndoshë, pavarësisht se sa talent ka, pavarësisht se sa vlen, potenca skenike që mund të jetë dhe fytyra, por kur ke një peshë t’i je i anashkaluar dhe i bullizuar në botën e spektaklit, showbiz-it dhe më gjerë”, tha Arjola Demiri.

Sa i takon pyetjes se nëse ka ndikuar bukuria për të qenë e suksesshme në profesion, aktorja shpreh të kundërtën. Sipas saj bukuria nuk i ka dhënë gjë tjetër, veçse i ka prishur punë.

“Unë personalisht ndjehem më komode kur më thonë ‘sa simpatike je Arjola’ se sa kur më thonë që je e bukur. Sepse kur më thonë që ‘je e bukur’ unë nuk e besoj. Unë realisht nuk e besoj… Unë mendoj se më ka prishur punë paraqitja. Mendoj se më ka prishur punë, nuk më ka favorizuar. Nuk është në kuadrin e modestisë, por mendoj që më ka paragjykuar, qoftë nga komentet, e qoftë nga mënyra se si e kanë parë imazhin tim së jashtmi. Unë në thelb e quaj veten një gocë simpatike, por jo të bukur. Ky paragjykimi së jashtmi, komentuesit, denigrimet që vijnë, “jo po se operacionet”, “botox-i”. Të gjitha këto të faturohen mbrapa, që ti nuk je realisht e bukur, por ti je bërë sepse nuk ke qenë”, tha aktorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH