E njohur si Zhaku, ish-moderatorja dhe artistja Inida Gjata, tha në “Profil” se Gjermania i ka ndryshuar jetën në plot kuptimin e fjalës. Prindër e dy artistëve, Zhaku pranoi se ishte në prag depresioni para se të largohej nga Shqipëria.
E karakterizuar gjithmonë nga sinqeriteti, Zhaku tha se rinia e saj ka qenë një rini në të cilën shpesh ka qenë “në duart e Zotit”, pasi ajo abuzonte me alkoolin, por edhe konsumonte lëndë narkotike.
Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte.
“Ku rafsha mos u vrafsha, është përcaktimi që i bëj vetes. Shyqyr që në atë drejtim nuk jam më ashtu, sepse me vërte shpesh herë kam qenë në dorë të Zotit. Dhe realiteti kur unë kam qenë e re ka qenë ku rafsha mos u vrafsha. Kur kam qenë unë 15-vjeçe ka qenë 1997 këtu, dhe ne na lanë pa shkollë, plumba gjithandej, kriminelë gjithandej, kallashnikov gjithandej.
Dhe ne gjithë ditën pinim barë sa këtu, atje, sa te liqeni, kështu e kalonim kohën. Ose për shembull kur isha në gjimnaz në vend të shkoja në mësim në orën e parë shkoja te klubi i lagjes e porosisja një kaçurrel (pije alkoolike).
Imagjino ti çfar abuzimi kur je 15 vjeç , nj abuzim sikur je një njeri komplet i dëshpëruar që nuk ke fare të ardhme që në pikë të mëngjesit kaçurel, bar, rrugëve…Këtu mu mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania.
Në Gjermani kam nisur një proces shumë të domosdoshëm, shumë të nevojshëm për mua, që më ka bërë shumë mirë… Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para shkova në Gjermani, mësova gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë.
Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ja uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja.
Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente të marrësh një vendim radikal. Nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë restart. Mbi të gjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoj veten”, u shpreh ajo.