Renne ka patur së fundmi të ftuar në podcastin e saj një të ftuar speciale, aktoren e njohur Julia Ilirjanin, pra mamanë e saj.
Mes të tjerat aktorja foli edhe për takimin me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku u shpreh se pati një afërsi shumë të madhe me të.
“Kishte parë intervistat e mia. Më shikonte të barabartë si artiste në shumë gjëra. Ajo ishte një mister i madh që është akoma për të zbuluar. Do them vetëm gjëra të bukura në këtë podcast”, tha aktorja, teksa me tej tregoi disa nga bisedat që kishte bërë më artisten".
Me humor ajo tregoi se në një nga bisedat më të ajo i kishte treguar se kur ishte vendosur në Sarandë për disa javë së bashku me nënën dhe një kushërirë, e kishin thirrur në zyrë kryetari i Komitetit, por në atë kohë këto lajmërime në më të shumtën e rasteve nuk ishin për mirë. Në fillim ishte stepur, por më pas asaj i kishin thënë se për të kishin “shkulur” gjithë lulet e qytetit dhe i kishin dhënë dhe një fletë lavdërimi.
Ndërkohë në Ersekë një ushtar, në pamundësi për lule të tjera, i kishte dhuruar një tufë me çaj mali. Një tjetër situatë gjithë humor ishte në Shkodër, ku teksa shumë njerëz ishin mbledhur për koncertin e saj, një grua ju afrua dhe e kapi nga dhëmbët, për të vërtetuar nëse i kishte të sajat, pasi ajo spikaste në atë kohë për buzëqeshjen e saj. "I ka të vetat dhëmbët", kishte brohoritur gruaja.
Julia Ilirjani tha se këngëtarja i kishte thënë dhe gjëra të dhimbshme por ajo nuk kishte dëshirë ti ndante.
Kujtojmë që Julia Ilirjani pas pjesëmarrjes në BBV vitin e kaluar, është kthyer në Shqipëri së bashku me vajzën e saj, Renne, e cila po ashtu ka spikatur nëpër daljet e saj televizive. Tashmë ajo ka marrë një nismë të re ku ka hapur podcastin e saj “Zero fucks given” ku të gjithë të ftuarit do të thonë hapur të vërtetat e tyre.