Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck “ndahen” brenda pak ditësh?

Shkruar nga Liberale
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck “ndahen” brenda pak ditësh?

Divorci mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez është çështje ditësh.

Aktori bleu shtëpinë e tij të re, në të cilën do të jetojë i ndarë nga JLo ,shenjë kjo se martesa mes tyre ka marrë fund shkruan media rozë TMZ.

Affleck  e bleu shtëpinë për 20.5 milionë dollar në Los Angelos.

Çifti në heshtje u përpoqën të shisnin shtëpinë e tyre në Beverly Hills në Qershor, por nuk kishte blerës, kështu që ata e hodhën zyrtarisht në treg më 11 Korrik për 68 milionë dollarë.

Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen, por një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur muajt e fundit nuk lënë vend për dyshime.

Lopez festoi ditëlindjen e saj pa Ben Affleck dhe gjithashtu u vu re se artistja nuk mban më gjerdanin me emrin e Ben Affleck.

Mediat e huaja gjithashtu bëjnë të ditur se përvjetorin e martesës ata e kanë kaluar veçmas, ndërsa  mësohet se edhe Lopez po kërkon një shtëpi të re.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH