Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck divorcohen pas dy vitesh martesë?

Shkruar nga Liberale

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck divorcohen pas dy vitesh martesë?

Jennifer Lopez u pa në Los Anxhelos më 15 maj, duke shkuar në një studio kërcimi me ekipin e saj.

Dhe përsëri, ishte pa Ben Affleck….

Kanë kaluar shtatë javë që kur këngëtarja dhe aktorja 54-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar u shfaqën për herë të fundit në publik dhe thashethemet janë të shumta se çifti po shkon drejt divorcit pas dy vitesh martesë.

Në fakt, një burim i paidentifikuar i tha ‘In Touch’ se Affleck është larguar nga shtëpia e tyre, ndërsa Lopez është parë duke kërkuar për shtëpi në Beverly Hills.

“Ai është i përkushtuar ndaj punës dhe fëmijëve të tij. Ai tashmë është shpërngulur dhe ndoshta do të duhet të shesin shtëpinë e ëndrrave që shpenzuan dy vite për të gjetur”- thotë burimi për gazetën, duke iu referuar shtëpisë 60 milionë dollarëshe të çiftit.

Një shenjë e tensioneve në marrëdhënie e ka dhënë vetë Affleck në dokumentarin e fundit të Lopez, ku ai pranoi se nuk ndihej rehat që ata ishin kaq të ekspozuar ndaj publikut.

“Kur u rilidhëm, i thashë, një nga gjërat që nuk dua është një marrëdhënie në rrjetet sociale”, tha ai në dokumentar, duke shtuar: “Dhe më pas kuptova se nuk ishte e drejtë ta kërkoja. Është si të martohesh me një kapiten dhe t’i thuash, nuk më pëlqen uji. Ne po përpiqemi të mësojmë të bëjmë kompromis’

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH