Showbiz

"Albani ka një hije si babi im!" Çiljeta bën rrëfimin prekës në lidhur me të atin

Shkruar nga Liberale

"Albani ka një hije si babi im!" Çiljeta bën

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, është bërë pjesë prej javësh e reality-show, “Ferma VIP”. Ajo ka ditur sesi të përshtatet e madje ka krijuar edhe miqësi me banorët. Pasi rrëfeu betejën e nënës së saj me kancerin, Çiljeta sëfundmi ka folur edhe për babain e saj, teksa tregon edhe episode kur ai ka qenë i ri.

Në një bisedë me vajzat, Çili thotë se në rininë e tij, babai ka qenë shumë i pashëm, teksa shton se edhe partneri i saj Alban Hoxha ka një ngjashmëri me të. Ajo më tej tregon edhe atë se çfarë i thonë pleqtë kur e shohin në rrugë.

“Albani i ka sytë si babi im dhe ka një hije si babi im kur ka qenë i ri. Vetëm nga koka jo, se e ka pasur në formë rrumbullake. Ka qenë një nga çunat më të pashëm. Kur më ndalojnë pleqtë në rrugë më pyesin goca e Nantit je apo e Tim Xhilagës je. Goca Nantit u them unë e më thonë që kur kalone babai jot në bulevard me pardesy, tundeshin pllakat e bulevardit”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH