Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ka folur në lidhje me menaxhimin e këngëtarëve. Ai ka rrëfyer se koncerti i parë mbas "BBV" i Gjestit, u mbajt pak para ca ditësh ku nënkuptoi se mori 15 mijë euro.
Sipas tij, ka më shumë menaxherë djem për shkak të jetës së natës.
Ka më shumë menaxherë djem apo vajza?
Më shumë menaxherë ka meshkuj, raste të radha që kanë menaxhere femra
Kjo thjesht për lehtësi të punës se meshkujt e kanë më të lehtë të jenë në udhëtime, në club-e, në kontakt me njerëz të ndryshëm?
Duke u bazuar në jetën e natës, meshkujt janë më të prirur për t’u përballur
Këta artistët tanë të njohur vinë shpesh të shoqëruar aty?
Ti ua njeh të dashurin dhe të dashurën të gjithëve?
Ti qenke për t’u marrë për rrëfim
Prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother se kanë hall se u nxjerr të palarat
Ke nënshkruar kontrata me Gjestin ndërkohë?
Performanca e Gjestit kaloi dhe ka qenë super i suksesshëm, ka patur shumë rezervime, por një kontratë me Gjestin nuk kemi patur. Thjesht kemi patur një marrëveshje me të që kur ka qenë në Big Brother, që ne ta kishim të parët ekskluziv në club. E kjo ka një kosto ekstra nga çmimi i vet që do jetë zyrtar, por që nuk mund të flas për këtë.