Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”. Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit, ku si pasojë ai u dëmtua.
Banori u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht, për të marrë një trajtim më të duhur.
Gerta ka folur pas kësaj me banorët e tjerë në oborr, derisa po vazhdonin darkën e dasmës.
“Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi”, u tha ajo konkurrentëve që ishin aty.
“Kur i hodha birrën ra dakord vetë, unë ia hodha në mjekër jo në sy. Ja hodha nga poshtë. Tash unë nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit. Me birra alkool lagemi gjithë kohës në plazh”.- shtoi ajo.