Aktorja me famë botërore, Julia Roberts tashmë 57 vjeç, ndau një foto të rrallë të saj gjatë shtatzënisë me bashkëshortin e saj prej 20 vitesh, Danny Moder.
Postimi i ëmbël me foto bardh e zi, ku ylli i kinematografisë ulet në prehrin e Moder-it dhe ai mbështjell krahët rreth barkut të saj të vogël, është bërë për të festuar ditëlindjen e tij të 56-të.
“Të dua, të dua është kënga ime dhe këtu fillon marrëzia ime”. Neruda. “#131 #truelove #cakeday”, ka shkruar ajo në mbishkrim.