Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Elvana Gjata mund pjesë e një reality Show të quajtur Ferma VIP , një program mjaft i njohur nisur nga formati italian “La Fattoria”.
Dyshimet kanë lindur nga një postim në rrjetet sociale të producentes Holta Dulaku, e cila njihet sidomos për prodhimin e “Dancing With the Stars”.
Kjo e fundit ka zgjedhur pikërisht momentin kur vite më parë, Elvana shpallej kampione e “Dancing” dhe bashkangjitur me këtë postim falenderon gjithë skuadrën e saj, pra cilëson Elvanën si pjesë e kësaj skuadre.
Pas kësaj ndjekësit kanë aluduar se këngëtarja mund të jetë pjesë e aventurës së re, ose e një të një reality show. Por megjithatë këtë ende nuk dimë ta themi me siguri, derisa të ketë një konfirmim nga ana e këngëtares.
Producentja Dulaku po bëhet gati që të sjellë shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus, “Ferma VIP”, një program që premton mjaft surpriza të bukura.